Marinela, e cila prej vitesh jeton në Greqi me bashkëshortin dhe 3 vajzat, i ka bërë një surprizë shumë emocionuese prindërve të saj.
Ajo i ka befasuar ata fillimisht me dedikimin e emocionues dhe me ardhjen e papritur.
None found
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, çifti i të moshuarve kanë treguar të gjithë emocionet e tyre dhe marrëdhënien që kanë me të bijën, dhëndrin dhe tre mbesat.
“Nuk di ta përshkruaj emocionet e asaj dite. Nuk di çfarë të them. Mbesat i dua shumë, por atë të mesmen e dua shumë se e kam rritur vetë”, tha gjyshja.
“Mua më është dobësuar zemra. Mua më dukej sikur më vinte zor kur e shikoja veten duke qarë, po lotët nuk mbahen dot.Unë nga dhëndurët nuk ndaj asnjërin, por ky është më i mirë se ka bërë shumë për ne”, tha gjyshi.
Ndërsa, Marinela e prekur u shpreh: “Mua më erdhi papritur në fakt. Po shikoja disa surpriza në fb dhe thash pse mos t’ja bëja edhe unë një mamit, pasi ka bërë shumë sakrifica për mua.
Ka qenë një moment që ishim shumë keq nga ekonomia. Vëllai do fejohej dhe do të shkonim të blinim gjërat për nusen dhe nuk na dilnin lekët. Mami e pa që vëllai u mërzit dhe nuk kishte çfarë bënte, edhe tha: ‘Mos u mërzit, do shes unë unazën time’. Këto janë sakrificat që mund t’i bëjë vetëm një nënë”.
Joni me lojtarët e KombëtaresHistoria e Jonit me Kombëtaren shqiptare nisi në vitin 2025, kur një familjare e tij i…
Apple prezantoi në fillim të këtij muaji iPhone-in e saj më të shtrenjtë deri më tani, modelin e palosshëm iPhone…
Dërgesa juaj e ardhshme mund të mbërrijë në derë me ndihmën e një roboti me dy këmbë. Kompania britanike e…
Kosova ka zhvilluar dy ndeshjet e para të këtij cikli të Ligës së Kombeve në vetëm tri ditë, fillimisht duke…
Elon Musk njihet më së shumti për raketat, makinat elektrike dhe kompanitë teknologjike, por së fundmi ai ka tërhequr vëmendjen…
Ndeshja e Francës ndaj Belgjikës u shënua edhe nga debutimi i tre futbollistëve me fanellën e “Gjelave”.Jeremy Jacquet, Andy Diouf…