Një 54-vjeçar shqiptar, i arratisur 6 vite më parë nga burgu Stavrakios në Janinë, është arrestuar nga policia e shtetit fqinj teksa transportonte një sasi të madhe lënde narkotike.
Shqiptari, i cili prej 6 vitesh rezultonte në kërkim, po transportonte me një taksi 82 kg kanabis. Lënda narkotike ishte e ndarë në 72 pako.
Policia sekuestroi lëndën narkotike, 4370 euro dhe taksinë me të cilën po transportohej kanabisi.
54-vjeçari shqiptar i akuzuar edhe për arratisje do të rikthehet në burg, ku vuante dënimin për trafik droge.