Kreu i PL-së, Ilir Meta në konferencën e sotme për shtyp ka deklaruar qëndrimin e tij dhe të partisë që drejton kundër projekt ligjit për shëndetin riprodhues.
Meta ka dënuar surrogacinë, duke e quajtur ligjin si kriminal. Meta shton se 5 prioritetet e PL-së do të rikthejë në vend dinjitetin me 4 milion shqiptarë.
‘Ky ligj kriminal paraqitet sot kushtet popullimit ka goditur në zemër dhe palcë dhe është goditje finale për zhbërjen e Shqipërisë. Shqipëria ka nevojë për ligje të kundërta, për mbrojtjen e jetës, kundër diskriminimit dhe trafiqeve kriminale. Prindi 1 dhe prindi 2 është kundër familjes. Kjo do të ndalet se s’bën edhe në Shqipëri. 5 prioritetet tona do të ndalin shpopullimin.
Këshilli ndërfetar ngriti shqetësimin në mungesën e përfaqësimit në ngritjen e këtij projekt ligji. Bazuar në statutin e tij i drejtohet me një letër të hapur institucioneve të shtetit, Kuvendit, Komisionit për shëndetin dhe çështjes sociale, kryeministrit Edi Rama, ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjes sociale, presidencës. KNSH kërkon të ndërpritet projekt ligjit. Ti njihet e drejta e parashtrimit të mendimit’, tha Meta.
Ndërkohë, sipas Metës ky projekt-ligj vjen në një kohë kur Shqipëria po zhbëhet nga shpopullimi prej Rilindjes dhe prej kohësh ai shprehet se ka dënuar përpjekjet e shkatërrimi të familjes shqiptare.
‘Kemi të bëjmë me një pabesi të madhe të fake rilindjes ndaj popullit shqiptar, ndaj familjes, ndaj gruas dhe vajzës dhe ndaj çdo shqiptari që nuk është shqipfolës që ka dinjitet, trashëgimi. Ndërkohë PL është shumë e qartë për qëllimet e Rilindjes. I kemi kundërshtuar për vite këto përpjekje për të shkatërruar familjen shqiptare. Disa nga objektiva tona i kemi shpalosur për 5 prioritete në konferenca të mëparshme’, shprehet Meta.