Porti i Durrësit vijon të mbetet destinacioni i kroçerave të huaja edhe gjatë stinës së vjeshtës.
Mëngjesin e sotëm në port mbërriti kroçera “Seven Seas Voyager” me rreth 650 turistë nga e gjithë bota, 450 prej të cilëve amerikanë, të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë ditën e sotme qytetin bregdetar të Durrësit si dhe sitet turistike të Tiranës, Krujës dhe Beratit.
Të lidhura
None found
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “edhe pse zyrtarisht jemi në muajt e vjeshtës, kroçerat turistike vijojnë të ndalen në vendin tonë, duke e integruar atë çdo vit e më shumë në itineraret e tyre në Adriatik”.
“Seven Seas Voyager” ndalet në Durrës pas vizitës në ishullin grek të Korfuzit, për të vijuar më tej turin në brigjet e Kroacisë.
Anija turistike “Seven Seas Voyager” lundron nën flamurin e Bahamas dhe ka një gjatësi prej 206,5 metra dhe gjerësi rreth 30 metra.
