Një punonjës policie ka mbetur i plagosur pasi ka rënë nga bicikleta.
Ngjarja ka ndodhur te “21 Dhjetori”, ku punonjësi H.H 55-vjeç ka rënë nga biçikleta, duke marrë lëndime të rënda.
Është dërguar menjëherë në spital.
Njoftimi:
Më datë 07.09.2023, rreth orës 21:50, në vendin e quajtur “21 Dhjetori”, dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta shtetasi H. H., 55 vjeç (punonjës Policie), dhe po transportohet me ambulancë në spitalin “Nënë Tereza”, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.