Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm Taulant Balla shkruan se ditën e sotme janë goditur raste të abuzimit me detyrën të disa punonjësve të Policisë Rrugore në Fier.
Ai shton se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit po rrisin godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Balla: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore falë bashkëpunimit me SPAK dhe me prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm po rrit forcën goditëse, për të çuar përpara procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Ditën e sotme janë goditur raste të abuzimit me detyrën të disa punonjësve të Policisë Rrugore në Fier.
Ju lutem qytetarëve dhe mediave të denoncojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit po rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit.