Në seancën e sotme plenare, fjalën në foltore e ka marrë edhe kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi.
Shehi është shprehur se qeveria aktuale e ka harruar bujqësinë në vend edhe pse kjo i siguron 20% të buxhetit të shtetit.
Sa i përket drithërave, Shehi thekson se vendi jonë ka kapacitete të prodhojë 70-80% të nevojës duke mos u varur nga importet e huaja, pasi tani duket sikur na mban Serbia me buk.
“Këtu po flasim për drithërat, sa drithë na duhet? Ai zotëria i PS ne nuk kemi prodhuar as 50% të nevojave tona. Unë gjykoj se brenda kapaciteteve që ka bujqësia shqiptare ne mund të shkojmë në 70-80% për drithërat që mos varemi nga importet e huaja. Dalin sikur na mban me bukë Serbia të cilat i paguajmë paret. Nuk kemi nevojë bukë për 2.5 milionë shqiptarë kjo është një nga detyrat e bujqësisël. Paratë në Shqipëri po përqëndroihen në pak duar dhe nuk ka interes që të ketë prodhim bujqësor. Këta thonë që do të ketë zhvillim urban në zonat rurale. Nuk dëgjojmë që të diskutohet për bujqësinë e cila është cështja e gjithë qeverisë, bujqësia jep 20% të buxhetit të shtetit. Unë gjykoj që strategjia reale, bujku shqiptar nuk ka akses te financat, bujku duhet të bëhet pjesëtar i biznesit por nnë fushën e prodhimit buqësor, kjo është një revolucion i bujqësisë që të kthehet në biznes.
U fol për cështjen e ujit këtu? Vetëm banka botërore ka hedhur 200 milionë për sektorët e vaditjes? Ku kanë shkuar këto miliuona? Unë gjykojë që është bërë pak. A duhet të bëhet e detyrueshme vaditja me spërkatje apo pika, këto janë gjykime strategjike. Kemi bërë një ligj për pyjet, nuk duhet të degradohen pyjet. Bujqësia këto përfshin pyje dhe kullota, shteti nuk pyet fare për ekonominë e gjelbërt. Kjo duhet të ishte si strategji për të ardhmen. Djmetë e fashtit po braktisin dy herë më shumë Shqipërinë, dhe një nga detyrat që kemi të paktën n jë pjesë e rinisë që janë në fshatra duhet ti mbajmë sepse është e pamundur të vazhdohet kështu. Duhet ti kthehemi punës së bujqësisë”, tha Dashamir Shehi./albeu.com