Ditën e sotme rreth orës 15:30, në bregun e lumit Buna, është gjetur trupi i pajetë i një 77 vjeçari, banues në fshatin Dajç
I moshuari dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ujërat e lumit, kur po hidhte mbeturinat dhe më pas është mbytur.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje.