Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e policit të komisariatit numër 3, Çush Saliasi nga dora e kolegut të tij. Bazuar në dëshmitë e dy kolegëve të tij pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Gazetasi.al, mëson se njëri nga kolegët e pyeti 25-vjeçarin Ludian Zaimi se përse ishte i mërzitur?.
Dëshminë e jep polici K.Q., bëjnë me dije burimet policore, që duke iu referuar atij, citojnë.
None found
“Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, unë isha në pjesën e oborrit të komisariatit. Çaush Saliasi ishte tek shkallët dhe po dridhte një cigare. U përshëndeta me të. Në këtë moment, pashë Ludian Zaimin që doli nga klasa dhe erdhi pas meje. Në këtë moment, e pyeta si je? Pse je i mërzitur? Dhe ai m’u përgjigj: ‘Nuk kam gjë po shtyhu mbrapa’. Unë e pyeta çfarë ke, pse të shtyhem dhe ai më tha prapë: ‘Shtyhu, shtyhu’. Në këtë moment, ai nxjerr armën dhe unë i thashë çfarë po bën. Nuk m’u përgjigj dhe duke ia drejtuar Çaushit, i tha: ‘Tani do sqarohemi’. Çaushi u ngrit në këmbë dhe po hynte tek klasa që të shmangej, por Ludiani fillloi të qëllojë mbi të. Çaushi ra për tokë, kurse Ludiani po qëllonte mbi të edhe pse ai ishte shtrirë”.
Burimet i thanë Gazetasi.al, se në banesën e policit 25-vjecar, kur agjentët shkuan për të kontrolluar, i gjetën atij një recetë nga mjekja psikiatre A.Rreli që ishte lëshuar në datën 7 korrik 2021.
Ky medikament, lexonte “AstraZeneca”, thanë burimet e sigurta policore të Gazetasi.al, që detajuan se medikamenti kishte mbishkrimin “Seroquel 25 mg”.
Ky ilaç, bëhet me dije, është përcjellë nga policia që po heton ngjarjen e rëndë drejt mjekësisë ligjore për të marrë një përgjigje zyrtare se për çfarë diagnoze përdoret. Është e domosdoshme marrja e përgjigjeve nga mjekja psikiatre, shtuan burimet e Gazetasi.al, pasi policia ka urdhëruar këqyrjen e kartelës së policit që ishte në detyrë prej 18 muajsh.
Pra, menjëherë pasi ishte diplomuar në akademinë e sigurisë si polic dhe shërbente në patrullën e përgjithshme të policisë Tiranë.
“Kam dyshime se kolegu im e ka kryer vrasjen me paramendim”, – deklaroi oficeri tjetër, B.D., që sipas burimeve pranë komisariatit numër 3, ai la makinën të ndezur para komisariatit.
Oficeri, bëhet me dije se veç përgjigjes së shkurtër që dha paraprakisht, nuk ka pranuar të japë deklarime me arsyetimin se “jam i rënduar psikologjikisht”./GazetaSi
Karriera e Lionel Messit është e mbushur me momente historike, por për koleksionistët, një pjesë e kësaj historie mund të…
Dashi Do kaloni shume vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si…
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, referuar orës 20:00 të 5 shtatorit.…
Prefektura e Vlorës ka bërë bilancin zyrtar të zjarrit që përfshiu zonën e Potamit, në lagjen “1 Maj” të Himarës,…
Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar nga Komisariati i Policisë së Sarandës ka goditur një rrjet të fuqishëm të shpërndarjes së…
Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka njoftuar mbrëmjen e së shtunës se ka sulmuar disa anije, përfshirë edhe disa që…