Po bënin manovra në det, përplasen me Jet-Ski dy turistët italianë në plazhin e Velipojës! Një prej tyre përfundon në spital

SHKODËR- Dy Jet -Ski janë përplasur në plazhin e Velipojës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme dhe përplasje mes dy motorëve të ujit ka ndodhur 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë si pasojë e manovrave të gabuara.

Dy mjetet lundruese drejtoheshin nga dy të rinj italian N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ka ngelur i dëmtuar njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës. Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Njoftimi i policisë

Në plazhin e Velipojës, në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë, dyshohet se si pasojë e manovrave të gabuara, janë përplasur dy mjete lundruese Jet Ski, të drejtuara nga dy shtetasit italian N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ngelur i dëmtuar njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Shtuar 18.08.2024 15:52