Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 18-vjeçar banues në qytetin bregdetar.
I riu për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (Thikë) shtetasin F.XH, gjendja shëndetësore e të cilit nuk bëhet e ditur.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 18 vjeç, banues në Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Xh.