Plagosja e kryebashkiakut të Divjakës dhe shoferit të tij nga ish-punonjësi, reagon policia

 

Paraditen e sotme një ngjarje rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku pas një përplasje ka mbetur i plagosur kryebashkiaku Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij, Gazmend Bullari, i cili është në gjendjë më të rënduar.

Gjithçka nisur pas një debati mes Kokoneshit dhe ish-punonjësit të IT-së në bashki, Orges Xhelili, ndërsa ky i fundit ka goditur më pas me thikë.

Policia njofton se autori është kapur dhe arrestuar.

Njoftimi:

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë, shtetasi O. Xh., 46 vjeç, dyshohet ka goditur me mjet prerës, shtetasin F. K., me detyrë Kryetar i bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij, shtetasin G. B., 45 vjeç. Të  dëmtuarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lushnjë.

Falë veprimeve të shpejta operacionale të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi O. Xh., si autor i dyshuar i plagosjes.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit më të lartë të DVP Fier.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com