Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën Gjergj Pekmezi në qytetin e Pogradecit. Dy nxënës të kësaj shkolle janë konfliktuar me thikë duke u plagosur njëri prej tyre.
Shtetasi J.L ka goditur me thikë një tjetër shtetas për një zënkë në rrjetet sociale.
Gjendja e viktimës nuk është e mirë dhe po trajtohet në Spitalin e Pogradecit.
Policia ka ndaluar shtetatin J.l dhe ka marrë në pyetje nxënës të tjerë që ishin dëshmitarë në venin e ngjarjes. /albeu.com