Përkujtohet Dita e Dëshmorve në Lezhë, homazhe dhe kurora me lule në varrezat e dëshmorëve të qytetit

5-maji Dita e Dëshmorëve u përkujtua edhe në Lezhë. Veteran të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues lokal vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve, në nderim të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Kryetarja e Organizatës së Veteranëve në Lezhë Marte Simoni tha se qëndrimi ndaj dëshmorëve nuk është vetëm çështje morali apo edukimi, nderi dhe dinjiteti kombëtar.

“Ne, kryetari i Bashkisë Lezhë, Elson Frroku dhe Prefekti Gjergj Prendi vlerësuam kontributin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit”.

Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Lezhë për Ditën e Dëshmorëve ra në sy mungesa e deputetëve të qarkut dhe përfaqësuesve të Partive Politike në Lezhë


Shtuar 5.05.2024 11:44