Përfshihet nga flakët një automjet në aksin Fushë Milot-Thumanë, shpëton pa lëndime shoferi

Është përfshirë nga flakët një automjet mbrëmjen e sotme në segmentin e autostradës Fushë Milot-Thumanë, pranë Fushë Mamurrasit.

Dyshohet se arsyeja ka qënë një shkëndije elektrike.

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.


Shtuar 13.04.2024 21:05