Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Seman. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete të shërbimit zjarrfikës të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet nëse drejtuesi i automjetit ka qenë i vetëm në makinë apo i shoqëruar nga persona të tjerë.