Përfshihet nga flakët kasollja me bagëti dhe ushqim për kafshët, 3 mjete zjarrfikëse në vendngjarje

Një kasolle me jonxhë dhe bagëti është përfshirë nga flakët në fshatin Shëngjergj, të bashkisë Maliq.

Sipas informacioneve, në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse dhe aktualisht zjarri është vënë nën kontroll.

Banori që kishte në pronësi këtë kasolle mbante dengje me jonxhë dhe disa bagëti.

Kasollja fatmirësisht ka qenë larg zonave të banuara dhe zjarri nuk ka sjellë probleme, përveç disa dengjeve me jonxhë pasi bagëtitë kanë mundur t’i nxjerrin.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e zjarrit.


Shtuar 15.06.2024 18:32

Tags: