Tejet e tensionuar duket situata në Kuvend, me deputetë e opozitës të cilët kanë grumbulluar në mes të sallës karriget e kolegëve të tyre socialistë, duke I lënë këta të fundit pa ulëse.
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Ervin Salianji u është drejtuar socialistëve duke u thënë se përfaqësojnë bandit.
Në këtë moment ka ndërhyrë Tonin Gogu, duke e cilësuar Salianjin “kamikaz paligjshmërie”.
Pjesë nga debati:
Salianji: Karriget janë të popullit nuk janë të tuajat.
Qefalia: Po pse ti përfaqëson popullin?
Salianji: Po po, ata përfaqësoj. Ti përfaqëson bandat
Gogu-Salianjit: Kamikaz paligjshmërie!
https://www.facebook.com/luan.baci.79/videos/1333737560837804