Pedagogët e disa prej universiteteve publike në vend kanë paralajmëruar grevë urie, pasi deri tani qeveria nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre.
Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, ftoi kolegët të njoftojnë nëse do të bëhen pjesë e grevës, që do të nisë të mërkurën në orën 16:00.
Ata kanë filluar protestat prej disa kohësh, ndërsa i kanë bojkotuar tri javët e para të vitit akademik. Kërkesa e tyre kryesore është rritja e pagës me 50% dhe nuk kanë rënë dakord me atë që u ka ofruar qeveria.
“Qeveria nuk i dëgjon kërkesat tona. Qeveria ofron zgjidhje kozmentike. Ka dhe presione që të shuhet kauza jonë e drejtë, është propozuar që protestë të kalojë në trajtën e grevës së urisë. I leme qeverisë dy ditë kohë deri të mërkurën përndryshe, të mërkurën, ora 16:00 të gjithë jemi në shesh. Ftohen të gjithë ata që duan të jenë pjesë e saj”, tha kreu i sindikatës së universiteteve.