PD kërkesë Gjykatës për përjashtimin gjyqtarit Agron Zhukri, caktohet se kush do ta shqyrtojë statutin e Berishës

Partia Demokratike paraqiti një kërkesë në Gjykatën e Tiranës, ku kërkonte përjashtimin e gjyqtarit, Agron Zhukri për çështjen e ndryshimit të statutit të paraqitur nga Berisha.

Kërkesë kjo që nuk u pranua nga Gjykata, e cila hodhi shortin dhe gjyqtar u përzgjodh, Arben Konstandini.

Kujtojmë që Zhukri më herët kërkoi që të mos e shqyrtojë statutin pasi ishte në konflikt interese me Sali Berishën. /albeu.com


Shtuar 2.02.2022 12:55