Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbash, në një prononcim për mediat, ka bërë me dije se ka dorëzuar sot një projektligj për Reformën Territoriale. Ai u shpreh se propozojnë 97 bashki, ndërsa shtoi se reforma e 2014 ka provuar se është dështim.
“Bazohet në të njëjtat parime. Hapësirat për të rakorduar është e plotë por numri i bashkive, 97, që ne propozojmë, është ai që i jep hapësirën më të madhe komuniteteve lokale. Nuk ka rëndësi çmendon kryeministri, rëndësi ka çmendojnë njerëzit. Reforma e 2014 ka provuar se është dështim lapidar me kosto të madhe për zhvillimin e bashkive dhe komuniteteve, Faktor i shpopullimit, njerëzit nuk kanë më shërbime janë në një pushtet të centralizuar. Duhen 84 vota për propozimin tonë, Bëjmë të qartë qëndrimin edhe për ndarjen në rajone”, tha ai.