Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur lirimi nga detyra e Prefektes së Qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj.
Ky vendim vjen pasi GJKKO e pezulloi nga detyra pasi ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, gjatë periudhës që ka qenë kryetare e bashkisë së Patosit.
V E N D I M
PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Rajmonda Balilaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Ndërkohë mësohet se ditën e sotme ishte planifikuar të mbahej seanca për verifikimin e masës së sigurisë pezullim nga detyra të prefekte së qarkut Fier, Rajmonda Balilaj por kjo e fundit nuk është paraqitur në SPAK. Mësohet se Balilaj nuk ndodhet në Shqipëri pasi ajo ndodhet në SHBA.