Pas operacionit, Shullazi trasferohet sërish në regjimin 41-bis

I burgosuri i rregjimit 41-bis Emiliano Shullazi, në orën 17.25 është transferuar nën masa të rrepta sigurie nga ambientet e Q.S.B ku ndodhej për mjekim prej dt 18.03.2022, në ambientet e sektorit 41-bis në IEVP “Jordan Misja”.

Lëvizja e tij u krye në masa të rrepta sigurie nën shoqërimin e Forcave Operacionale të DPB, Renea dhe Policisë së Shtetit. Procedura e transferimit është kryer pa asnjë incident.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Shullazi iu nënshtrua një operacioni në dy krahët./albeu.com