shqiperi

Pas gjetjes së makinës, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori me 3 emra i atentatit në Vlorë

Është identifikuar autori që qëlloi me armë zjarri ndaj dy efektivëve të policisë në Vlorë mbrëmjen e djeshme.

Policia njofton se autori i shpallur në kërkim është 3 emra, Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj.

Të lidhura

None found

Pak më parë “blutë” kanë gjetur makinën e përdorur nga autori në lagjen “Partizani”.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, i cili qëlloi me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të një automjeti me të cilin udhëtonin 2 shtetas (punonjës policie).

Sekuestrohet automjeti i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Partizani”, ku një shtetas qëlloi me armë zjarri nga një automjet tip “Volkswagen”, në drejtim të një automjeti “Audi”, më të cilin udhëtonin 2 punonjës policie, jashtë shërbimit, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit:

D. H. alias T. H. alias D. H., 37 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas, rreth orës 19:40 të mbrëmjes së djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., 25 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., 27 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë gjetën të braktisur, në lagjen “Partizani”, Vlorë, automjetin e autorit të dyshuar të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”./albeu.com

 

 

të fundit

Trepça rimerr nën kontroll pronën pranë Fakultetit të Arteve në Prishtinë

Ndërmarrja “Trepça” ka nisur lirimin dhe rikthimin në posedim të një parcele në Prishtinë, në afërsi të Fakultetit të Arteve,…

3 minutes ago

Marsh protestues i studentëve në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales

Studentët anëtarë të Parlamentit Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë nisur marshin protestues ndaj aktgjykimit të Dhomave të…

4 minutes ago

Katër persona ndalohen në zonën e Tetovës, dyshohen për “vjedhje” dhe “vjedhje të rëndë

MPB Maqedoni njofton se më 19.09.2026, në orën 16:55, në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë, në bashkëveprim me Departamentin…

7 minutes ago

Decision postponed for five people accused over Egli Proga’s death

Është shtyrë seanca e parë e gjykimit paraprak për pesë personat e akuzuar në lidhje me vdekjen e Egli Progës…

15 minutes ago

Cooperation with the FBI/ Braho: priority, has helped SPAK’s work, Çela: we are changing our strategies in the fight against crime

Këtë të hënë, gjatë Konferencës së ish-Studentëve Europianë të Akademisë së FBI-së, që u mbajt  në Tiranë, Kreu i SPAK,…

15 minutes ago

Putin’s party headed for a record victory in Russian Duma elections

Partia 'Rusia e Bashkuar', e drejtuar nga presidenti Vladimir Putin, është drejt një fitoreje të thellë në zgjedhjet parlamentare të…

16 minutes ago