Parku i Butrintit për ditë me radhë vazhdon të jetë një nga çështjet më të nxehta në vend dhe në seancën e sotme plenare debatet për planin e menaxhimit e tij kanë qenë të shumta.
Pas akuzave nga Berisha e Vokshi, se qeveria po përdor menaxhimin për të ndërtuar qindra vila dhe resorte në zonat e Butrintit, ka reaguar edhe Rama.
None found
Fjalën e tij Rama e ka nisur duke kujtuar punën e tij si ministër i Kulturës, duke theksuar se ka qenë ai që e ka vënë në mbrotje parkun.
“As nuk e imagjinoja se seanca për Butrintin do të zgjasë aq shumë. Megjithatë duke qenë se u përmenda pa rreshtur nga parafolësi, dëshiroj që të them pak fjalë, së pari parku i Butrintit është vënë në mbrojtje nga unë si ministër i Kulturës. Ka ardhur si rezultat i hapjes së rrugës dhe rishikimi i parkut është bërë me kërkesë të UNESCO-s. Është bërë me kërkesë që të hiqeshin nga zona e parkut pjesët e kalbëzuara, ato pa leje. Ka një arsye se një person e quante Bathoren, mrekullinë e 8 të botës. Ishte e gjitha pa leje, e sipas personazhit ishte vlerë e shtuar për qytetin. Kur dilni dhe flisni është që të kesh dy, një ta mbash dhe një ta çash,” ka thënë Rama ndër të tjera. /albeu.com
Fenerbahçe është mposhtur 2-1 nga Besiktasi në derbin e javës së katërt të Superligës së Turqisë, duke pësuar kështu humbjen…
Florin BratuPartizani ka fituar përballë Vllaznisë në transfertë mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të…
Drita dhe Drenica kanë barazuar me rezultat 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Superligës së Kosovës.Drita…
Përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë kanë hyrë në një fazë të re.…
Ergi BorshiPartizani ka fituar përballë Vllaznisë në transfertë mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të…
Kristjan AsllaniKristjan Asllani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Al Jazira fitoi në transfertë përballë Shabab Al-Ahli…