Categories: sport

Partizani triumfon 3-2 ndaj Vllaznisë, Bratu vlerëson skuadrën: Reagim shumë i mirë, por duhet të rritemi

Partizani mori një fitore 3-2 ndaj Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi”, në përballjen e vlefshme për javën e 3-të të “Abissnet Superiore”. Pas suksesit në transfertë, trajneri i të kuqve, Florin Bratu, foli për paraqitjen e skuadrës.

Të lidhura

None found

Bratu ia kushtoi fitoren mikut të tyre, Rrok Gjoka, ndërsa theksoi se ndryshimet në formacion sollën reagimin e duhur nga lojtarët. Sipas tij, Partizani vrapoi më shumë, ishte më i rrezikshëm dhe shfrytëzoi mirë kundërsulmet.

“Së pari, këtë fitore dua t’ia dedikoj mikut tonë, Rrok Gjoka. Jam i kënaqur me lojtarët. Ndryshova disa futbollistë në formacionin titullar dhe reagimi i tyre ishte shumë i mirë. Ishim më të qartë, vrapuam më tepër dhe në kundërsulme u shfaqëm shumë mirë”, u shpreh trajneri.

Tekniku shpjegoi gjithashtu arsyet e ndryshimit të skemës, duke thënë se synonte të aktivizonte një numër 10-sh dhe të krijonte vazhdimisht një trekëndësh në fushë. Ai nënvizoi rëndësinë e pranisë së tre lojtarëve në mesfushë, duke pasur parasysh cilësinë që ekipi ka në krahë, si edhe vlerat e futbollistëve me numrat 6 dhe 8.

“E ndryshova sistemin sepse kishim disa probleme të shfaqura në dy ndeshjet e mëparshme. Doja të kisha një numër 10-sh në fushë dhe një trekëndësh gjatë gjithë kohës. Kjo na mundësonte të luanim me 3 mesfushorë, edhe për shkak se kemi 3 apo 4 lojtarë krahu shumë të mirë. Gjithashtu, kemi një numër 6 dhe një numër 8 shumë të mirë. Zhvilluam një ndeshje të fortë dhe shënuam 3 gola, por duhet të punojmë për të ngritur nivelin”, tha Bratu.

Trajneri i Partizanit pranoi se skuadra pati luhatje në organizimin e lojës, veçanërisht në qendër, ku në disa momente linjat u zgjatën. Për këtë arsye, ai kërkoi më shumë punë në seancat e ardhshme.

“Ndoshta që nga e nesërmja do ta analizoj më me kujdes skuadrën. Në disa momente e humbëm organizimin në qendër dhe u bëmë më të gjatë. Kjo është një pikë ku duhet të punojmë më shumë për t’u përmirësuar”, deklaroi ai.

Bratu sqaroi se ndryshimi i formacionit nuk është pjesë e filozofisë së tij, por këtë herë dëshironte t’u jepte mundësi futbollistëve për të treguar vlerat e tyre. Ai kujtoi se Partizani ka 25 lojtarë dhe se të gjithë do të jenë të nevojshëm gjatë një kampionati të gjatë.

“Nuk është në filozofinë time të ndryshoj formacionin titullar. Kjo ishte edhe një mundësi që doja t’ua jepja lojtarëve, për të parë se kush mund të performojë më mirë. Kemi 25 futbollistë dhe na duhen të gjithë, pasi kampionati është shumë i gjatë. Jam i kënaqur që kemi 2-3 lojtarë për çdo pozicion”, u shpreh trajneri.

Në fund, Bratu theksoi se Partizani e kërkonte një ndeshje të këtij lloji dhe se mënyra më e përshtatshme për të vënë Vllazninë në vështirësi ishte tranzicioni pozitiv.

“Mija e kërkonte një lojë të tillë dhe ndoshta ishte më e përshtatshme që ta vendosnim Vllazninë në vështirësi pikërisht përmes një tranzicioni pozitiv”, përfundoi Bratu.

të fundit

Dëshmitë e fqinjëve për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë: Një makinë blu e ndoqi, më pas u dëgjua breshëria

Gazetarja e emisionit “Review”, Matilda Braho, ishte në Ndërfushaz të Mirditës, në vendin ku një atentat i mirëorganizuar i mori…

4 minutes ago

Sekretari i Përgjithshëm i Himarës: Zjarri mori përmasa apokaliptike dhe u përhap brenda 20 minutash

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Review” me Greta Topjanën foli Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Himarë, Pervin Gjikuria,…

5 minutes ago

Drita dhe Drenica shfaqën mbështetje për drejtuesit e UÇK-së para përballjes në Superligë

Ndeshja mes Dritës dhe Drenicës në Superligën e Kosovës ka nisur me një mesazh solidarizimi dhe mbështetjeje për krerët e…

6 minutes ago

Witkoff and Kushner meet Putin in Moscow as part of US efforts for peace in Ukraine

Përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë kanë hyrë në një fazë të re.…

9 minutes ago

Greek 29-year-old director dies in accident, family aims to complete her final film

Një aksident tragjik në Athinë i ka marrë jetën në moshën vetëm 29-vjeçare regjisores dhe skenaristes së re greke Maria…

9 minutes ago

Magistrates’ salaries remain blocked / Justice associations: Ministry of Finance is seeking implementation of a repealed formula

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku denoncojnë bllokimin…

9 minutes ago