Fenerbahçe pësoi humbjen e parë në kampionat, pasi u mund 2-1 nga Besiktasi në derbin e javës së katërt të Superligës së Turqisë.
Ekipi i Ismail Kartalit e gjeti golin i pari në minutën e 26-të. Milan Skriniar reagoi saktë pas një topi të kthyer dhe e kaloi Fenerbahçen në avantazh.
None found
Avantazhi nuk zgjati shumë, pasi Besiktasi barazoi në minutën e 38-të. Ridvan Yilmaz shënoi me një goditje të bukur nga brenda zonës. Tre minuta më vonë, Fenerbahçes iu anulua një gol i Irfan Kahvecit për shkak të pozicionit jashtë loje.
Pas pushimit, Besiktasi u shfaq më këmbëngulës dhe në minutën e 73-të realizoi përmbysjen. Orkun Kökçü shërbeu për Dusan Vlahovicin, i cili shënoi golin e fitores për rezultatin 2-1.
Fenerbahçe pati raste për të rikthyer baraspeshën, por nuk mundi të ndryshonte shifrat deri në përfundim të takimit.
Vedat Muriqi ishte titullar dhe qëndroi në fushë për 68 minuta, përpara se të zëvendësohej nga Romelu Lukaku.
Pas katër javësh kampionat, Besiktasi numëron nëntë pikë, Fenerbahçe ka gjashtë, ndërsa Galatasaray kryeson renditjen me 10 pikë.
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…
Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…