Parashikimi i motit për javën që vjen, ja kur ikën acari (FOTO LAJM)

Acari që ka përfshirë vendin gjatë kësaj fundjave pritet të vazhdojë të paktën edhe deri në mesjavë.

Kjo për zonat e ulëta dhe bregdetare të vendit, pasi temperaturat në minus gradë në vendet malore do të vazhdojnë.

Parashikimin e motit për javën që vjen e ka bërë Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Parashikimi

I ftohti që ka përfshirë vendin do të vijojë në ditët e para të kësaj jave.

Gradualisht në mesjavë këto masa do të tërhiqen ashtu sikundër dallohen dhe në vlerat e temperaturave të parashikuara më poshtë.

Gjatë së hënës në verilindje nuk do të mungojnë në formë të izoluar flokë dëbore. Ardhja e masave më të ngrohta gjatë së premtes do të sjellë sistem vranësirash të cilat në jug do të pasohen pasdite e në mbrëmje me reshje shiu të dobëta. Po kështu në zonat malore do të rinisë bora e dobët.

Era e ftohtë veriore deri në mesjavë do të kthjejë drejtim nga juglindja e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi i forcës 3 dhe 4.mi i motit për 5 ditët e ardhshme:

Image


Shtuar 23.01.2022 11:53

Tags: ,