Parashikimi i motit/ Nesër termometri shënon 41 gradë Celcius

Temperaturat e nxehta do të vijojnë edhe gjatë kësaj jave. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që nesër tempraturat të shkojnë deri në 41 gradë celcius.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe  alternime vranësirash në relievet kodrinore –malore nga ku do të pasohen me reshje shiu  të dobta në formë pikash gjatë orëve të nxehta të mesditës. Era do të fryjë me drejtim  nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-4m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi 5-9m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:    Në zonat malore 22 deri 40°C,  Në zonat e ulëta  23 deri 41°C, Në zonat bregdetare 24 deri 40°C.


Shtuar 13.08.2024 16:20