Një 30-vjeçar është marrë peng nga 3 persona në Durrës, për një borxh prej 6 mijë paund që i kishte një prej autorëve.
I riu Blerim Hanku, banues në Paskuqan, është futur me forcë në një makinë tip BMW nga shtetasit Iljaz Kotorja, Geri Cani dhe Jurgen Delia.
None found
Pasi e morën ata janë nisur në drejtim të Shkozetit, por ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur lirimin e 30-vjeçarit.
“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi B. H. ishte marrë dhe mbajtur pa dëshirën e tij, në automjetin tip “BMW X5”, nga shtetasit I. K., 27 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, G. C., 26 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës dhe J. D., 29 vjeç, banues në lagjen nr.14 Shkozet, Durrës”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Këta tre shtetas po e kërcënonin Hankun për t’iu dhënë shumën 6 000 paund, të cilën shtetasi Iljaz Kotorja pretendonte se ia kishte detyrim për një çështje droge në kohën kur të dy këta shtetas kryenin dënimin për narkotikë, në shtetin britanik, në të njëjtën qeli burgu.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Iljaz Kotorja, Geri Cani dhe Jurgen Delia dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.
/albeu.com
Franca ka dominuar pjesën e parë ndaj Marokut, por rezultati ka mbetur i pandryshuar pas 45 minutave të para.“Gjelat” e…
Dinamo - AstanaDinamo është mposhtur në shtëpi nga Astana, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Conference…
Kryetari i Partisë MUNDËSIA, Agron Shehaj, i është drejtuar me një video-mesazh publik këngëtarit Kanye West, duke i kërkuar të…
Edi MartiniVllaznia ka fituar me përmbysje përballë Malishevës, në ndeshjen e parë të raundit të parë të Conference League [...]Read…
Vala e revoltës qytetare nuk po tregon asnjë shenjë ngadalësimi apo lodhjeje në këtë ditë të 40-të të qëndresës historike.…
Mediumi argjentinas Canal26 i ka kushtuar një artikull të veçantë kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka, i cili arriti çerekfinalen në…