Categories: sport

Martini pas suksesit ndaj Malishevës: Duhet ndryshuar mentaliteti, nuk mund të kënaqemi me 2-1

Vllaznia e nisi me fitore aventurën në raundin e parë të Conference League, duke përmbysur Malishevën me rezultatin 2-1 në takimin e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i shkodranëve, Edi Martini, dha komentin e tij për këtë përballje.

Të lidhura

None found

“Ka qenë javë shumë stresuese me thënë të drejtën. Jemi përgatitur gjithë muajin të luajmë ndryshe, sot u detyruam të luajmë me gjysmën e formacionit. Nuk është në dorën tonë, nuk kemi çfarë të bëjmë. Komplimentoj djemtë

Prandaj u mërzita pjesën e dytë, kishin lojtarë që vononin lojën. Që ishin të kënaqur me 2 me 1 dhe kur ishin ata me një mangët. Kjo është ajo që na ka ndodhur edhe sezonin e kaluar. Kur duhet t’i japim dorën e fundit kundërshtarit që ta hedhim në tokë, i japim jetë. Nuk jemi agresivë për të vazhduar. Për të vazhduar si kur ishim në humbje apo barazim. Ky është mentalitet që duhet hequr.

Lamë gjithçka hapur. Kishim mundësi për golin e dytë dhe tretë, që të ishim më të qetë në ndeshjen e kthimit. Por edhe mund të pësonin. Malisheva bëri lojë të mirë. Kishte rastet e veta me një lojtar mangët, duhet më agresivitet, përqëndrim dhe besim në vetvete”, u shpreh Martini.

të fundit

Ahmeti holds talks with Hungary’s envoy for the Western Balkans

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim të Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për Ballkanin…

5 minutes ago

Kurti: The law on the bureau was delayed for more than three and a half years, but our goal remains

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit në lexim të dytë të Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe…

6 minutes ago

Citizens march in Pristina for justice over Arlinda Zekaj’s killing

Qindra qytetarë protestuan edhe sot në Prishtinë, me kërkesat për drejtësi në lidhje me rastin tragjik në Vitomiricë të Pejës.…

6 minutes ago

Working group established to draft law on early retirement for police officers

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nxjerrë vendim për themelimin e grupit punues për hartimin e Projektligjit për…

6 minutes ago

VLEN seeks to convert temporary contracts into permanent jobs, while DUI warns of the risk of party favoritism

VLEN ka dorëzuar propozimin ligjor që parasheh kalimin në marrëdhënie pune me afat të pacaktuar, për personat që i plotësojnë…

7 minutes ago

Tahiri seeks acquittal as Supreme Court to review case on December 10

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 10 dhjetor për shqyrtimin e çështjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili…

8 minutes ago