shqiperi

Osmani: Kosova është projekti më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane

Presidentja Vjosa Osmani në adresimin vjetor para deputetëve ka folur për angazhimin e saj si udhëheqëse e politikës së jashtme përgjatë vitit 2021. Osmani tha se Kosova është projekti më i suksesshëm dhe më i rëndësishëm i politikës së jashtme amerikan.

“Ne jemi të lumtur që mund të themi se Kosova është projekti më i rëndësishëm dhe më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane dhe evropiane si dhe i të gjithë atyre që u rreshtuan pas nesh. Kosova është një shtet që e meriton mbështetjen e pakursyer të aleatëve tanë sepse ajo këtë vit e ka dëshmuar që është një demokraci e fortë dhe e qëndrueshme prandaj pata nderin që me krenari ta prezantoj vendin tonë si një shembull dhe një model i një demokracie të suksesshme në kuadër të Samitit për Demokraci të organizuar nga presidenti Biden. Vendi ynë mbetet i palëkundur në orientimin euro-atlantik”, tha Osmani.

Të lidhura

None found

Ajo falenderoi presidentin Biden për ndihmën gjatë pandemisë me vaksinat anti-Covid

“Ndihma më e madhe na erdhi nga presidenti i ShBA-së, Joe Biden duke na dhuruar gjysmë milioni vaksina. Duke i falenderuar qytetarët i lus ata që ta marrin edhe dozën e tretë që njihet si doza përforcuese. Sikur shumë herë gjatë historisë ne gjejmë forcë për të qëndruar së bashku për të mirën e Republikës”, tha Osmani./Express

 

Tags: Vjosa Osmani

të fundit

Dinamo avancon në Europë, Bardhi vlerëson lidhjen e skuadrës me Dajën dhe flet për të ardhmen e Komës

Ilir Daja - Adrian BardhiNjë Dinamo e kualifikuar dhe padyshim, entuziasmi s’mund të mungonte kurrsesi tek presidenti Adrian Bardhi [...]Read…

1 hour ago

Elbasani sjell nga Greqia në Superiore mbrojtësin që ka luajtur me Barcelonën

Moussa WagueMoussa Wague është futbollisti më i ri i Elbasanit [...]Read More...

1 hour ago

Abdixhiku Confirms LDK Will Resume Talks with VV on Forming Institutions

Kreu i rikonfirmuar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se ky subjekt politik nga nesër vazhdon me diskutimet për formimin e…

2 hours ago

LDK Authorizes Abdixhiku to Hold Talks with LVV, Haziri Outlines Three Conditions for Cooperation

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, deklaroi se delegatët i…

2 hours ago

Abdixhiku konfirmon rifillimin e bisedimeve të LDK-së me VV-në për institucionet

Kreu i rikonfirmuar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se ky subjekt politik nga nesër vazhdon me diskutimet për formimin e…

2 hours ago

Tensione te Real Madridi, Vinicius nuk pranon propozimin për rinovim – Arsenali përgatit paketën prej 140 milionë funtesh

Vinicius Junior ka refuzuar ofertën e parë të Real Madridit për rinovimin e kontratës, ndërsa bisedimet mes palëve vazhdojnë.Sipas raportimeve,…

2 hours ago