Presidenti Ilir Meta, gjatë një konference urgjente për mediat paraditen e sotme është shprehur se presidenca gjatë mandatit të tij ka qenë një kështjellë e rrethuar, por që i ka mbijetuar sulmeve dhe e tillë do të jetë deri në datën 24 korrik.
Teksa u ndal të fliste për opozitën, Meta tha se ata kanë bërë gabime fatele, duke filluar nga djegia e mandave që është një krim që mund të ndodhë 1 herë në 100 vjet.
“Nuk kam asnjë këshillë për opozitën, se kanë bërë gabime fatale, dogjën mandatet, këto nuk janë gabime, por krime që nuk bëhen një herë në 4 vite por një herë në 100 vjet, nuk kam asnjë interes për zgjedhjen e presidenti”, tha Meta.
“Unë i mbaj premtimet, presidenca ka qenë një kështjellë dhe deri më 24 korrik ky institucion do jetë një kështjellë e rrethuar, nga pjellat më të pabesa të këtij vendit. Nuk mendoj se jam në gjendje të bëj çdo gjë, nuk kam aftësi çudibërëse, sigurisht përderisa ata ishin të vendosur, të gjithë ata që ju e dini t’i jepnin të gjitha pushtete një qeverie gangstere, prandaj jemi këtu, që nuk i raporton media, un kam qenë i qartë që me 26 prill se çdo të ndodhte, pse nuk jam larguar në atë parlament?, normal se unë kam bërë një betim mbi Kushtetutën”, tha Meta.