Vijon operacioni i policisë në kuadër të asgjësimit të parcelave me kanabis në qarkun e Shkodrës. Në total janë asgjësuar 1790 bimë dhe 86 fidanë cannabisi.
Konkretisht
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, si dhe asgjësuan 736 bimë cannabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Shkrel, dhe asgjësuan 867 bimë dhe 86 fidanë cannabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qelzë, dhe asgjësuan 62 bimë cannabisi;
-shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iballë, dhe asgjësuan 125 bimë cannabisi.
Megaoperacioni anticanabis ‘Territori I pastër’ vijon intensivisht për të kontrolluar në të gjithë territorin e qarkut. Ndërkohë gjatë një operacioni të ndërmarrë në Malësi të Madhe 2 ditë më parë, 21 gusht, trafikantët qëlluan në ajër sapo panë efektivët e policisë në terren.