Numërimi në Tiranë, Veliaj thellon diferencën me Këlliçin, ja sa vota kanë kandidatët e tjerë

Kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, vijon të thellojë diferenën në vota me kundërshtarin etij më të afërt, atë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi.

Ndërkohë që janë numëruar 161 kuti nga 941, Veliaj ka marrë 24547 vota, ndërsa Këlliçi 15603 vota.

Gjithashtu një tjetër “garë” mes tyre po zhvillojnë edhe Roland Bejko i PD dhe Arlind Qori i lëvizjes Bashkë, të cilët po ‘luftojnë” për bendin e tretë.

Deri në këto momente Qori ka marrë 2264 vota, ndërsa Bejko 2019 vota.


Shtuar 15.05.2023 04:49