Categories: shqiperisport

Nuk pritej, Napoli hedh në gjyq Hysajn: Çfarë pritet të ndodhë?

Problemet për Elseid Hysajt si duket nuk do të mbarojnë kurrë. Pasi shkëputi kontratën me Napolin, dhe u trasnferua te Lacio gjatë prezantimit para shokëve një këngë e kënduar prej shkodranit u bë mollë sherri me tifozët ultras të bardhekaltërve, po aq sa nuk prodhoi dhe një përplasje fizike.

Por nuk mbaron këtu pasi ditën e sotme gazeta italiane ‘’Il Mattino’’ ka publikuar një lajm ekskluziv ku pretendohet se Napoli ka hedhur në gjyq Elseid Hysajn për çështje disiplinore që nga viti 2019. Presidenti De Laurentis i është drejtuar gjykatës për këtë çështje dhe kërkon nga Hysajn 65 mijë euro, që i bie 25% e pagës mujore bruto të mbrojtësit të Kombëtares. Para një jave ka pasur një njoftim për futbollistin shqiptar dhe palët shumë shpejt do të përballen me njëra tjetrën në gjykatë.

Të lidhura

None found

Po çfarë ndodhi? Në vitin 2019, Napoli shpallej nënkampion Italie nën drejtimin e Carlo Ancelotti duke arritur të fitojë pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve. Pas ndeshjes me Salzburgun e vlefshme për Champions, Ancelotti nuk u paraqit në konferencë për shtyp dhe rrezikoi gjobë nga UEFA. Gjithashtu, drejtuesit e klubit parashikuan një grumbullim të detyruar për skuadrën në formë ndëshkimi, por të gjithë u larguan drejt shtëpiave të tyre përfshirë dhe Hysajn. Kjo situatë zgjati një javë, dhe më pas lojtarët u shfaqën në stërvitje, dhe ndërkohë drejtuesit e Napolit u zotuan se do të merrnin masa të rënda ndaj futbollistëve. Pikërisht kjo çështje që nga viti 2019 është rihapur dhe Hysaj tani më është në telashe.

Çështja për dy futbollitët Allan dhe Milik dhe pasi u larguan është pezulluar, dhe mesa duket kjo praktikë do të ndiqet vetëm për Elseid Hysajn. Një situatë e pakuptimtë e cila të bën të mendosh dhe një farë mllefi që presidenti De Laurentis ka me Hysajn që pas transferimit të tij drejt Lacios. Kjo situatë ka bërë bujë në Itali, ndërkohë priten të tjera të reja në vazhdim për sa i përket gjyqit.

të fundit

Kreu i Dhomës Britanike të Tregtisë, Klodian Allajbeu, në The Independent: Bursat dhe punësimi mund të frenojnë emigracionin e të rinjve

Kreu i Dhomës Britanike të Tregtisë, Dr. Klodian Allajbeu, shkruan në gazetën britanike “The Independent” se investimet në arsim, bursat…

40 seconds ago

Protest over Arlinda Zekaj’s killing starts today in Pristina and is expected to continue in the coming days

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave…

4 minutes ago

Four parliamentary committees meet today: focus on the KIA, gender equality and energy bills

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen katër mbledhje të komisioneve parlamentare, ku në agjendë janë raportimi i drejtorit…

5 minutes ago

Albert Sylaj taken to police station after arrest in Deçan

Është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari kyç për vrasjen e Arlinda Zekaj në Vitomiricë. Policia njoftoi se pas angazhimeve intensive…

5 minutes ago

VIDEO/ Students reject him, Rama again invites young people to dialogue

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët. Megjithatë, Rama nuk ka ndryshuar…

6 minutes ago

Experts call for oversight of police conduct during protests; BIRN: €2,500 reward could be perceived as political approval

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se shpërblimi prej 2500 eurosh për efektivët e vijës së parë gjatë protestave rrezikon të perceptohet…

6 minutes ago