“Nuk mbaj mend asgjë, vuaj nga zemra”, flet shoferi i autobusit të “Unazës”

Shoferi i autobusit të “Unazës”, i cili shkaktoi aksidentin e shumëfishtë ditën e sotme në zonën e Shallvareve ka deklaruar se nuk mban mend asgjë.

Ndër të tjera ka thënë se vuan nga zemra dhe diabeti.

“Nuk e mbaj mend fiks çfarë ka ndodhur në atë moment. Vuaj nga zemra dhe nga diabeti”, ka deklaruar shoferi.

Autobusi i linjës “Go Green” mori para 9 automjete duke lënë të plagisur 9 persona. Të plagosurit fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se në spitalin e Traumës aktualisht ndodhet vetëm një person ndërsa të plagosurit e tjerë janë larguar pas marrjes së ndihmës mjkësore.

AlbEu.com ka siguruar videon e plotë të aksidentit të rëndë.

Ndryshe nga sa u tha më herët nga shoferi apo dhe në informacionet zyrtare, se shkak i aksidentit ishtë bërë një mjet “Porche’, i cili sipas drejtuesit të autobusit i kishte prerë rrugën, në videon e siguruar nga AlbEu.com, shihet qartë se ngjarja ka qenë komplet ndryshe.

Autobusi “Green Line” vjen me shpejtësi dhe merr përparra çfarë gjeti në rrugë, duke shkaktuar dëme të shumta tek mjetet që goditi, por duke vënë në rrezik jetët e qytetarëve që ndodheshin jo vetëm në mjete, por dhe ata që po kalonin rrugën dhe që ndodheshin në trotuar./Albeu.com/

 


Shtuar 27.02.2023 18:10