Nuk është Fifi! “Zbërthehet” Monika dhe tregon se me kë e kaloi natën e parë pasi doli nga “Big Brother VIP”

Aktorja Monika Lubonja ishte e eliminuara e fundit nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Mbrëmjen e sotme, ajo ishte e ftuar në finalen e “Fun Club”, ku foli shumë e emocionuar për eksperiencën e kaluar brenda shtëpisë më të famshme.

Monika zbuloi se natën e parë jashtë shtëpisë e kishte kaluar në shtëpinë e saj me të bijën, Tean dhe nënën e saj. Pavarësisht se i kishte dhënë fjalën Fifit, aktorja tha se nuk e refuzoj dot vajzën e saj.

“Nuk arrita dot, nuk mund të gënjej. Fifi kishte ardhur të më merrte. Emocion i pafund, kemi bërë pak bisedë. Por kur kam parë Tean që kishte ardhur nga Gjermania, u habita kur e pash se mendova mos kishte ndodhur diçka shumë e madhe. Edhe mu desh të flija me të. Plus që mamaja ime kishte katër muaj pa më parë dhe ishte e rënduar nga ana emocionale”, u shpreh ndër të tjera Monika./albeu.com/


Shtuar 15.02.2022 22:17