Një vit më parë i dhuroi buqetën gjigante, pse Stresi “u zhduk” këtë ditëlindje të Berishës

Reperi Arkimed Lusha i njohur si Stresi njihet për mbështetjen që ka ndaj liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ai është aty në çdo protestë të ngritur nga kreu i demokratëve, flet për të me superlativa madje foto kryesore në telefonin e tij është pikërisht Berisha.

Por ai ka habitur me heshtjen dy ditë më parë, në ditëlindjen e 78 të Sali Bërishës. Ndryshe nga një vit më parë, ku reperi e surprizoi Berishen me një buqetë gjigante me trëndafila blu në ditëlindjen e tij, e nuk mungoi as nje dedikim: “Statistikat Trregojne Qe Ne Muajin Tetor Kan Lindur Lideret Me Te Medhenj Te Botes, Gezuar Ditelindjen Dr.Profesor Sali Berisha”, shkruante Stresi.

Nuk dihet nëse mungesa e urimit nga reperi vjen nga ndonjë përçarje me kreun e PD apo thjesht angazhimet ne karriere te tij kane lene ne harrese Berishen./albeu.com/

Nje vit me pare:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)