Një lajm i trishtë ka ardhur për Mjekët e Spitalit Universitar të Traumës të cilët u njoftuan se është ndarë nga jeta të kolegut të tyre Krios Beqaraj.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Krios Beqarajt është dhënë nga Fakulteti i Mjekësisë.
Krios Beqaraj ishte mjek specializant për Ortopedi në Spitalin e Traumës. Kolegët e tij në Spitalin e Traumës, por edhe ata të Fakultetit të Mjekësisë kanë shprehur ngushëllimet e tyre.
“Spitali Universitar i Traumës i shpreh ngushëllime familjes së Krios Beqaraj mjekut specializant Ortoped, në Shërbimin e Ortopedisë klinika e parë, për ndarjen nga jeta në moshë të re, pas përpjekjesh dhe dëshirës për të jetuar dhe ushtruar profesionin e tij, të cilit ditën e sotme ju dha lamtumira për në banesën e fundit. Ngushëllime familjes”, thuhet në reagimin e Spitalit të Traumës.