shqiperi

Nga vizita në Paris te mbyllja e tre kapitujve të negociatave në Bruksel, Rama ndan fotoalbumin e javës

Kryeministri Edi Rama, ndau sot fotoalbumin e javës, ku evidentoi disa nga takimet më të rëndësishme gjatë javës që lamë pas.

Kryeministri Rama mori pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën në Paris, me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron, ku u diskutua koordinimi i mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën. Ai gjithashtu mori pjesë në ceremoninë zyrtare të Festës Kombëtare të Francës, duke riafirmuar partneritetin e ngushtë me aleatët euroatlantikë.

Të lidhura

None found

Një tjetër moment i rëndësishëm ishte edhe zhvillimi në Bruksel i Konferencës së IX Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku u mbyllën provizorisht negociatat për tre kapituj: Kërkimi Shkencor, Arsimi dhe Kultura dhe Marrëdhëniet me Jashtë. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një tjetër arritje të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Po ashtu, kreu i qeverisë ndau foto nga nisja e zbatimi i projektit Smart City, që në fazën e parë përfshin 20 shkolla në Tiranë. Projekti përdor inteligjencën artificiale dhe monitorimin inteligjent për të parandaluar rreziqet dhe për të rritur sigurinë në shkolla dhe hapësirat publike.

Në mbështetje të zhvillimit ekonomik, u prezantua programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, iniciativa më e re e qeverisë për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, e cila bëri bashkë përfaqësues të institucioneve shtetërore, Bankës së Shqipërisë, sistemit bankar, partnerëve ndërkombëtarë dhe komunitetit të biznesit të cilët diskutuan mbi mekanizmat e financimit të sipërmarrjes dhe forcimin e partneritetit publik–privat.

Kryeministri Edi Rama teksa mori pjesë në një nga panelet, theksoi se programi është rezultat i një procesi bashkëpunimi ndërinstitucional mes qeverisë, Bankës së Shqipërisë, bankave të nivelit të dytë dhe partnerëve ndërkombëtarë, me synimin për të krijuar një mekanizëm të ri dhe të qëndrueshëm financimi për sipërmarrjen.

Tags: Parisrama

të fundit

Analiza e Mehazit: Pse Mali i Zi është shtet, ndërsa 600 mijë shqiptarë quhen pakicë në Maqedoninë e Veriut?

Profesori dhe opinionisti nga Tetova, Sulejman Mehazi, përmes një postimi në gjuhën maqedonase, ka shprehur qëndrimin e tij kritik mbi…

4 minutes ago

Tensionet në Kuvend e ndërpresin për herë të dytë, opozita s’lejon Avokatin e Popullit, Peleshi: Zoti Bardhi, mos e trash zërin me mua!

Këtë të hënë, tensionet në Kuvend u rikthyen dhe minutat e pushimit, ku nuk i shërbyen aspak uljes së “gjakrave”…

6 minutes ago

Synimet e para të Arbeloas te Fulham, dy talente të Real Madridit në radar

Alvaro Arbeloa ka nisur menjëherë punën për ndërtimin e Fulhamit të ri dhe objektivat e tij të parë vijnë nga…

11 minutes ago

Massive flames north of Madrid remain uncontrollable, 28 localities evacuated and over 260,000 hectares reduced to ashes

Një zjarr masiv që shpërtheu disa ditë më parë rreth 100 kilometra në veri të Madridit vijon të jetë jashtë…

13 minutes ago

Social and health insurance for caregivers of differently abled persons to be covered by the state, Rama announces

Gjatë prezantimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi Ndryshe 2026-2030, kryeministri Edi Rama zbuloi një iniciativë të…

13 minutes ago

Potential Tragic Event Prevented: Mother and Son Rescued from Drowning at Shëngjin Beach

Këtë të hënë, nënë e bir rrezikuan mbytjen në plazhin e Shëngjinit. Ngjarja u regjistrua në zonën e “Ranës së…

13 minutes ago