Alvaro Arbeloa e ka nisur me vrull aventurën e tij të re në pankinën e Fulhamit, duke vënë në shënjestër dy ish-nxënës të tij nga akademia e Real Madridit. Sipas gazetës “The Sun”, trajneri spanjoll, i cili firmosi një marrëveshje trevjeçare pas lamtumirës së Marco Silvas, synon të përforcojë vijën e parë të sulmit me Franco Mastantuono dhe Gonzalo Garcia.
None found
Gonzalo Garcia ka lënë gjurmë te Castilla nën urdhrat e Arbeloas, duke gjetur rrugën e rrjetës 10 herë në 32 ndeshje. Sulmuesi 22-vjeçar kishte shënuar po aq gola edhe me Xabi Alonson në krye të ekipit, përpara ndërrimit të trajnerit, çka dëshmon se bëhet fjalë për një ndër diamantet më të spikatur të akademisë madrilene.
Nga ana tjetër, Franco Mastantuono, mesfushori ofensiv 18-vjeçar që iu bashkua Los Blancos verën e kaluar nga River Plate për rreth 38 milionë funte, gjithashtu ka qenë nën drejtimin e Arbeloas. Ai numëron 18 paraqitje dhe dy gola, dhe burime pranë klubit sugjerojnë se një largim i tij do të ishte i mundur vetëm në formë huazimi, nëse palët gjejnë gjuhën e përbashkët.
Fulhami ndodhet në kërkim të alternativave në repartin e avancuar, pasi Harry Wilson iu bashkua Leeds Unitedit dhe Raul Jimenez u rikthye te Wolverhamptoni pas përfundimit të kontratës. Për të mbuluar këto boshllëqe, klubi londinez po mban në vëzhgim edhe mesfushorin e Southamptonit, Shea Charles, megjithëse “Shenjtorët” kanë hedhur poshtë dy oferta nga Leeds dhe e konsiderojnë kartonin e tij me vlerë rreth 25 milionë funtesh.
Ndërkohë, ish-mesfushori i Tottenhamit, Yves Bissouma, po zhvillon stërvitje në qendrën e Fulhamit në Motspur Park, pas largimit nga Spurs. Megjithatë, drejtuesit e klubit nuk po konsiderojnë për momentin një lëvizje konkrete për reprezentuesin e Malit.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…
Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…
Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…
Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…