Këtë pranverë moti ka qenë përgjithësisht i paqëndrueshëm. Temperaturat e ajrit kanë kaluar në ekstreme në shumë pak kohë.
Edhe ditën e djeshme vendi pësoi papritur një rrije të temperaturave dhe një erë problematike e cila solli edhe pezullimin e transportit detar.
Fatmirësisht intensiteti i erës është ulur ditën e sotme.
Këtë fundjavë do të dominojnë më së shumti kthjellimet. Dita e djel sjell akoma më shumë dominim të kthjellimeve edhe pse herë pas herë do të kemi prezecë kalimtare të vranësirave.
Java që vjen pritet të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm deri në mesin e saj. Edhe temperaturat e ajrit do të rriten duke shkuar mbi 25 gradë celcius.
Gjithashtu edhe vlerat minimale pritet të ngjiten deri në 7 gradë celcius dhe zonat malore, bën me dije sinoptikanti Hakil Osmani./albeu.com/