Atentati mafioz në “Don Bosko”, i cili ndodhi mbrëmejn e 12 marsit në lokalin në pronësi të Fation Muratit ka tronditur mbarë opinionin publik.,
Edhe pse u duk një atentat mafioz u mirëorganizuar, duket se autorët kanë qenë amatorë.
Kjo për faktin se nga breshëria e plumbave humbi jetën Mimoza Paja, 58 vjeç, e cila punonte si banakiere në lokal.
Të plagosur mbetën 5 persona të tjerë, mes tyre edhe mbesa 10-vjeçare e Mimozës.
Analisti Lutfi Dervishi përmes një statusi ironik shkruan se në fillim mungonin profesionistët, më pas banorët, por mbetën politikanët.
“Në fillim… Mungonin profesionistë, pastaj punëtorët. Dhe në fund banorët!
Por mbetën politikanët!”, shkruan Dervishi.
Sulmi mafioz ndodhi në rrugën “Anastas Shundi” në Don Bosko rreth orës 20:50 në lokalin në pronësi të Fation Muratit.
Ky i fundit u arrestua në tetor 2022, por dy muaj më vonë Gjykata e la në “arrest shtëpie.”
Pavarësisht kësaj, ditën e djeshme pas kontrollit në shtëpinë e tij policia nuk e ka gjetur Muratin në banesë. Dyshohet se ky i fundit është arratisur dhe është larguar jashtë Shqipërisë.
Kujtojmë se të plagosur mbetën: Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli si dhe një vajzë 10-vjeçare./Albeu.com/