shqiperi

Ndoqën rrugën e tij, triumfet e trajnerit shqiptar dhe dy fëmijëve në taekwondo dhe kickboxing

Trajneri shqiptar Aleks Bega rrëfeu në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit” rrugëtimin e vështirë që ka kaluar për të arritur këtu ku është sot. Si çdo i ri shqiptar, u largua nga Shqipëria për një jetë më të mirë kur ishte vetëm 16 vjeç. Pas disa kohësh në Greqi, Aleksi nisi të merrej me sport.

Ai tregoi se si fillim nisi thjesht si një dëshirë por më pas arriti të hapte palestrën e tij. Megjithatë, ai nuk do ta kishte menduar se dhe fëmijët do të ndiqnin rrugën e tij. Djali, Iliri dhe vajza, Margarita janë marrë gjithashtu nisën të angazhoheshin në palestër që kur kanë qenë fare të vegjël.

Të lidhura

None found

Sot, ata mbajnë mbi supe shumë trofe jo vetëm në taekwondo por dhe kickboxing.

“Në fillim fillova si sportist në Athinë ishte një palestër afër shtëpisë. Nisi si hobi më pas më pëlqeu si sport. Ushtrohesha dy orë çdo ditë. Triumfi i parë ishte kur kalova me kombëtaren shqiptare dhe u ndesha me flamurin shqiptar.

Ishte një kënaqësi të mbash flamurin në gjoks dhe të ndeshesh për atdheun.”, tha Aleksi. lliri tha se nuk e sheh veten larg sportit. Ndërkohë, i pyetur nga gazetari Enkel Demi nëse ka bërë ndonjë ndeshje me të birin, Aleksi shtoi me shaka: “Mundohem t’i shmangem atij”.

të fundit

Cunha udhëheq Brazilin me dy gola, Haiti mposhtet qartë 3-0

Përfaqësuesja e Brazilit i ka arkëtuar pikët e plota në xhiron e dytë të fazës së grupeve, për ta mposhtur…

11 minutes ago

Turqia dhe Paraguai synojnë rikthimin, publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja e Turqisë dhe përfaqësuesja e Paraguait do të kërkojnë pikët e para në kualifikimet për Kupën e Botës.Të dyja…

41 minutes ago

Goditje e madhe për Brazilin, Raphinha del nga loja pas një lëndimi

Brazili ka marrë një goditje të rëndë gjatë përballjes së Kupës së Botës ndaj Haitit, pasi Raphinha u detyrua të…

1 hour ago

Maroku mposht me vështirësi Skocinë, goli rekord i Saibarit vulos suksesin

Përfaqësuesja e Marokut e ka shijuar fitoren e parë në këtë Kampionat Botëror, duke e mposhtur Skocinë.Maroku arriti fitore shumë…

3 hours ago

Brazili synon trepikëshin e parë ndaj Haitit, dalin formacionet zyrtare

Kombëtarja e Brazilit do ta synojë fitoren e parë në këtë Kampionat Botëror ndaj Haitit.Pas barazimit me Marokun, skuadra e…

3 hours ago

VIDEO / Maroku realizon golin më të hershëm të këtij Botërori me një vollej spektakolar

Përfaqësuesja e Marokut e ka shënuar golin më t shpejtë deri më tani në këtë Kampionat Botëror.Maroku kaloi herët në…

5 hours ago