Categories: kosovë

Kurti: Nga 1 korriku paga minimale është 500 euro bruto, përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë

Në Kongresin e 9-të Zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), kryeministri në detyrë Albin Kurti deklaroi se punëtorët janë shtylla themelore e zhvillimit të vendit, ndërsa theksoi se politikat e Qeverisë janë të përqendruara në krijimin e një tregu pune më të drejtë.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, ai u ndal te çështja e pagës minimale, duke kujtuar se ajo kishte mbetur pa ndryshim për më shumë se një dekadë.

“Që nga viti 2011, paga minimale ka qëndruar në nivelet 130 euro dhe 170 euro, varësisht nga mosha e punëtorit, përkatësisht a je më shumë apo më pak sesa 35 vjeç. Kjo periudhë e gjatë stagnimi ka krijuar vështirësi të rënda për punëtorët e sektorit privat”, tha Kurti.

Sipas tij, gjatë qeverisjes që ai drejton, paga minimale është rritur në disa etapa.

“Ndërkaq, tash paga minimale është ngritur, sepse ajo është rritur gradualisht dhe vazhdimisht: nga 130 euro dhe 170 euro, fillimisht gjatë qeverisjes tonë 250 euro, më pas në 350 euro, pastaj në 425 euro, e nga 1 korriku sivjet, paga minimale është 500 euro bruto. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat”, u shpreh ai.

Kurti vlerësoi se ky zhvillim tregon qartë se, pas një periudhe dhjetëvjeçare ngecjeje, paga minimale është trefishuar brenda një kohe dukshëm më të shkurtër.

“Kjo tregon qartë se, pas një dekade stagnimi, brenda një periudhe shumë më të shkurtër është bërë trefishimi i pagës minimale. Është një dëshmi e qartë se rritja ekonomike duhet të shoqërohet gjithmonë me rritje të mirëqenies së qytetarëve dhe me ngritje të gjendjes së punëtorëve”, deklaroi ai.

Një tjetër prioritet i Qeverisë, sipas Kurtit, mbetet forcimi i mekanizmave institucionalë që sigurojnë zbatimin e ligjit të punës, teksa përmendi se Inspektorati Qendror i Punës po fuqizohet.

“Në këtë drejtim, Inspektorati Qendror i Punës është duke u fuqizuar. Vetëm pak javë më parë, në qershor 2026, është hapur konkursi për 39 inspektorë të rinj, prej të cilëve 24 për siguri dhe shëndet në punë dhe 15 për marrëdhënie pune”, tha ai.

Ai bëri të ditur gjithashtu se po ecet paralelisht edhe me ndryshime në aspektin ligjor në fushën e punës.

“Jemi duke punuar në përmirësimin e kornizës ligjore në fushën e punës, me synimin që ajo të garantojë përfaqësim më të drejtë të punëtorëve, zgjerim të dialogut social dhe një balancë më të qëndrueshme midis punëmarrësve dhe punëdhënësve”, deklaroi Kurti.

Në adresimin e tij, kryeministri në detyrë tha po ashtu se përmes Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës janë ngritur skema aktive të punësimit, duke përfshirë programin “Superpuna” dhe forma të tjera mbështetjeje për bizneset, me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës dhe nxitjen e punësimit për të rinjtë, gratë dhe kategoritë e tjera që hasin vështirësi në tregun e punës.

të fundit

Crosetto in Pristina: Italy is assessing the deployment of military radars in the Balkans

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka deklaruar se vendosja e radarëve në Ballkan do të mundësonte mbrojtjen e…

6 hours ago

Mourinho rikthehet në Romë mes ovacionesh dhe banderolash nga tifozët verdhekuq

Jose Mourinho mori një pritje madhështore në “Stadio Olimpico”, ku tifozët e Romës e nderuan trajnerin portugez para ndeshjes ndaj…

7 hours ago

Crosetto në Prishtinë: Italia po vlerëson vendosjen e radarëve ushtarakë në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka deklaruar se vendosja e radarëve në Ballkan do të mundësonte mbrojtjen e…

7 hours ago

UEFA detyroi Egnatian të zhvillojë ndeshjen në “Air Albania”, kampionët rrezikonin humbjen në tavolinë

Conference League, Egnatia Të tjera detaje kanë dalë mbi situatën që kaploi sot Egnatian, sa i takon ndeshjes që do…

7 hours ago

Berisha: More than 50 students and citizens injured in protest, their determination was extreme

Gjatë një takimi me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike në Tiranë, Sali Berisha foli për protestën studentore, të cilën…

7 hours ago

Italy: 19-year-old arrested after guns and Nazi symbols found in his home

Një 19-vjeçar nga zona e Pavias, në Itali, është arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën armë…

7 hours ago