Ndodh në Dibër! Ndihmoi 47-vjeçaren e aksidentuar që gjeti në rrugë, teksa e dërgonte në spital shoferi përplas një tjetër këmbësor

Dy aksidente kanë ndodhur sot në Dibër. Në aksin Mqaellarë – Peshkopi, një 47-vjeçare është përplasur nga një mjet, i cili pas aksidentit e ka braktisur në rrugë.

Pas disa momentesh, një tjetër mjet, pasi ka parë zonjën në rrugë, ka ndaluar për të ndihuar. Ai e ka marrë në mjet për ta transportuar në spital, dhe për shkak të shpejtësisë, ka përplasur një këmbësor.

Policia ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Dibër kanë vënë në pranga shtetasit F. K., 44 vjeç, banues në Durrës dhe G. B., 34 vjeç, banues në Maqellarë. Më datë 02.08.2023, në aksin rrugor “Maqellarë-Peshkopi”, automjeti që drejtonte 44-vjeçari, ka përplasur shtetasen Z. M., 47 vjeçe (këmbësore) dhe më pas, 44-vjeçari është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi G. B., drejtues i një automjet tjetër, teksa transportonte shtetasen Z. M., në spital, pasi rastësisht e ka konstatuar të dëmtuarën, në rrugë, dyshohet se për shkak të shpejtësisë, ka përplasur me automjet, shtetasin B. M., 30 vjeç (këmbësor)”, njofton policia.


Shtuar 3.08.2023 14:38