shqiperi

‘Ndihma ekonomike më pak se minimumi jetik’, Mirela Karabina: Programi i PD-së do ta shndërrojë Shqipërinë në një vend normal

Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat, u shpreh se sipas raportit të Avokatit të Popullit, një në tre shqiptar jetoi në kushte të vështira vitin që shkoi, ndërsa ndihma ekonomike është më pak se 1/10 e nevojës së minimumit jetik.

Karabina tha se ky është rezultat i një qeverisjeje të korruptuar, e cila përpara qytetarëve të zakonshëm, ka zgjedhur oligarkët.

Të lidhura

None found

‘Sipas raportit të Avokatit të Popullit, një në tre shqiptar jetoi në kushte të vështira vitin që shkoi, ndërsa ndihma ekonomike është më pak se 1/10 e nevojës së minimumit jetik.

Ky është rezultat i një qeverisjeje të korruptuar, e cila përpara qytetarëve të zakonshëm, ka zgjedhur oligarkët; përpara halleve të njerëzve, ka preferuar komoditetin e saj; përpara rritjes së ndihmës ekonomike, ka vijuar me koncensione korruptive miliona euro, që do të mjaftonin për të rritur rrogat dhe pensionet dhe për t’u ardhur në ndihmë familjeve të varfëra.’

Nga ana tjetër, Karabina beson se me programin e djathtë të Partisë Demokratike varfëria dhe korrupsioni do të luftohen për të kthyer vendin në normalitet.

‘Me programin dhe ekipin e saj, Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur për ta shndërruar Shqipërinë nga një vend i pajetueshëm në një vend normal, nga një vend me korrupsion të lartë në një vend ku qeveria bën gjithçka për ta luftuar atë, nga një vend me të gjithë treguesit negativ në një vend të begatë, sepse ne besojmë fort që ky vend mund dhe duhet të bëhet për të mirën e të gjithë shqiptarëve, pa dallim.’

të fundit

Bersant Celina vendimtar për Al-Ettifaqun me një gol dhe një asistim në Arabinë Saudite

Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.Al-Ettifaq triumfoi…

5 hours ago

Police violence against young protesters: Berisha calls for investigation and legal punishment

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…

5 hours ago

Ina Zhupa at Police Station No. 2: American photojournalist Michael Moates among those arrested

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…

5 hours ago

Shot in the eye with a rubber bullet/ The day before, Erjon Vishkulli helped Fadil, a protester facing economic hardship

Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…

5 hours ago

France 24 reports on the 12th student protest in Tirana: Clashes, corruption allegations and calls for Rama to step down

Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…

5 hours ago

Dhuna e policisë ndaj protestuesve të rinj, Berisha kërkon hetim dhe ndëshkim ligjor

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…

5 hours ago