shqiperi

Karabina: Rama dhe qeveria e tij përdorin arsimin për propagandë dhe nuk investojnë për të rritur cilësinë e sigurinë në shkolla

Zëdhënësja e PD-Demokratët Euroatlantikë, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat shprehet se qeveria vijon të bëjë vetëm propagandë me arsimin dhe nuk kanë bërë asnjë investim serioz për të rritur cilësinë dhe sigurinë e tij.

Karabina thotë se Edi Rama vazhdon të luajë me ndjeshmërinë e prindërve dhe të qytetarëve në lidhje me sigurinë në shkolla. Sipas saj, siguria në shkolla është tronditur shumë përgjatë qeverisjes së korruptuar të Ramës, pasi kanabizimi i vendit ka krijuar mundësinë dhe lehtësinë e shpërndarjes dhe përdorimit të lëndëve narkotike nga adoleshentët.
Ajo më tej thotë se mësuesit dhe prindërit duan arsimim cilësor, mësues të klualifikuar, infrastrukturë bashkëkohore dhe pa mëdyshje, siguri në shkolla për fëmijët e tyre, si një ndër kërkesat e para në hireakinë e nevojave.

Të lidhura

None found

KARABINA: Propaganda dhe dështimet e reformave në arsim të Edi Ramës dhe qeverisë së korruptuar të tij, do t’i kushtojnë rëndë për shumë vite shoqërisë dhe zhvillimit të vendit. Edhe pse ka një përgjegjësi direkte për gjendjen e rëndë në arsim dhe viti i ri shkollor ka nisur me probleme të pazgjidhura si: 180 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar dhe 295 shkolla 9-vjeçare të mbyllura që nga 2013-ta, rënie me 40% të numrit të nxënësve në zonat rurale dhe 20% në ato urbane të cilat dëshmojnë shpopullimin masiv të vendit për shkak të korrupsionit qeverisës dhe humbjes së shpresës, 222 vende të paplotësuara për mësues matematike dhe mësues të gjuhës dhe letersisë në gjithë vendin për shkak të rënies së interesit për të vazhduar mësuesinë dhe indiferencës së qeverisë për degë prioritare që ka nevojë vendi, rreth 10 miliardë lekë nga buxheti i shtetit fillimisht dhe shtuar kosto në këto vite vonesë për shkollat e dëmtuara nga tërmeti dhe 100 milion Euro nga BE dhe ende nuk kanë përfunduar, portali i politizuar i punësimit të mësuesve ka lënë jashtë sistemit profesionistë të fushës duke i zevendësuar me militantë, Edi Rama jo vetëm nuk ofron zgjidhje dhe nuk ka transparencë dhe llogaridhënie, por vazhdon me të njëjtin avaz, gënjeshtra e mashtrim.

Edhe në këtë fillim viti shkollor, duke anashkaluar problemet që lëngon sistemi arsimor, ashtu siç ka bërë dhe vite të tjera, Edi Rama vazhdon të luajë me ndjeshmërinë e prindërve dhe të publikut në lidhje me sigurinë në shkolla. Siguria në shkolla është tronditur shumë përgjatë qeverisë së korruptuar të Edi Ramës pasi kanabizimi i vendit ka krijuar mundësinë dhe lehtësinë e shpërndarjes dhe përdorimit të lëndëve narkotike nga adoleshentët. Dëshmitë e nxënësve, mësuesve dhe prindërve ndaj ekspozimit dhe përdorimin të lëndëve narkotike në shkolla janë tronditëse.

Dhe në vend të marrë përgjegjësinë e kësaj situate të rëndë dhe të merret me shkakun dhe zgjidhjen e tij, Edi Rama duke përdorur strukturat shtetërore flet vetëm për pasojat dhe paraqet si sukses të vetëm kapjen e disa shtetasve që shpërndajnë lëndë narkotike afër shkollave. Propaganda me vendosjen e kamerave për rritjen e sigurisë në shkolla është thjesht lajm i ditës, pasi nëse miliardat që kanë shkuar për luksin e qeverisë do të shkonin prej vitesh në investime në arsim, vendosja e kamerave dhe jo vetëm, nuk do të diskutoheshin fare sot dhe siguria në shkolla nuk do të ishte kaq e mjerueshme.
Ndaj sot nxënësit, mësuesit dhe prindërit duan arsimim cilësor, mësues të klualifikuar, infrastrukturë bashkëkohore dhe pa mëdyshje siguri në shkolla për fëmijët e tyre, si një ndër kërkesat e para në hireakinë e nevojave.

Por, Edi Rama dhe qeveria e korruptuar nuk kanë as vullnetin politik dhe as besueshmërinë që ta ndryshojnë shkollën dhe arsimin pasi prej 12 vitesh e lanë në rrjedhë të lirë. PD-Demokratët Euroatlantikë kanë një program ambicioz për arsimin përmes investimit dhe strategjive konkrete për ta futur në normalitet dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit europian të vendit.
Nxënësit, mësuesit, prindërit meritojnë shkolla të mira dhe të sigurta. Shqiptarët meritojnë më shumë, Shqipëria meriton më shumë.

 

të fundit

Pse shtetet me popullsinë më të madhe nuk arrijnë të jenë pjesë e Kupës së Botës?

Kur Lionel Messi shënoi golin e tij të parë në Kupën e Botës 2026 ndaj Algjerisë, mijëra tifozë në kryeqytetin…

6 hours ago

Sistemi “One Pedal Drive” po ngjall shqetësime për shtimin e aksidenteve me automjetet elektrike

Automjetet elektrike sjellin shumë përparësi, si drejtim më të qetë, përshpejtim të shpejtë dhe konsum më efikas të energjisë. Megjithatë,…

6 hours ago

Audi përgatit një kthesë të fortë në kabinë, rikthen më shumë kontrolle fizike

Prodhuesi gjerman i veturave, Audi po përgatit ndryshime të mëdha në dizajnin e kabinës së automjeteve të tij. Kompania pritet…

6 hours ago

Middle East conflict/ US announces sanctions against Tehran in response to new attacks in the Strait of Hormuz

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione të reja kundër Iranit në përgjigje të sulmeve të reja ndaj anijeve ndërkombëtare në…

7 hours ago

March in Tirana stops near Embassy Street, protesters demand Rama’s departure: Corrupt!

Qytetarët vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, në ditën e 41-të të protestave kundër…

7 hours ago

Rokas from Kičevo: Without recreational spaces for young people, the solution cannot remain casinos and betting shops

Euromabsadori Mihalis Rokas në vizitën e tij në Komunën e Kërçovës është njoftuar për së afërmi me sfidat e këtij…

7 hours ago