Avoktati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në emisioni “Pikat mbi i” është shprehur se prezenca e Sali Berishës në arenën politike i ka sjellë në dëm shumë të madh Partisë Demokratike në funksion të zgjedhjeve.
“Erdhën ndërkombëtarët e takuan Saliun? Jo takuan Alibeajn”, u shpreh ai.
Gjithashtu ai shtoi se situata aktuale në PD është e vështirë, dhe se sipas tij Berisha mendon se nëse qëndron në krye të PD, do t’i hiqet non-grata.
Ngjela: Situata e opozitës është e vështirë. Saliu doli non-grata në Amerikë. Saliu tha do të bëj Kongres me të drejtë, dhe mblodhi firmat, por përse nxori një lëvizje tjetër? Arsyeja sepse nuk kishte firma. Saliu nuk ka zgjedhur ndonjëherë rrugë ligjore, çfarë kryetari është ai që bëri një Kongres ilegal, një kongres fiktiv. Hajde shkojmë bashkë në psikiatrinë e Tiranës, kemi 6 sundues të botës atje, ashtu thonë ata.
Prezenca e zotit Berisha në arenën politike si ndikon në ekuilibrat e politikës?
Ngjela: I ka sjellë dëm të madh PD, mendon se po të quhet ky kryetar i PD do t’i heqin non-gratën. Të kujtojmë se lëvizjen e nisi pas non-gratas dhe këtu të çon logjika.